Presidenti Bajram Begaj ka pritur sot amabasadorët e rinj të Perusë, Koresë dhe Algjerisë. Begaj ka pranuar sot letrat kredenciale në vendin tonë të Javier Arciniega Calderon, Juseong Lim dhe Zaina Benhabouche.
Në takim presidenti rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e kontakteve të nivelit të lartë politik dhe bashkëpunimit mes vendeve.
Gjithashtu Begaj u shpreh se do të zgjerojnë më tej agjendën dy palëshe dhe shumëpalëshe midis vendeve, si dhe u uroi suksese përgjatë shërbimit.








