-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi: Protesta e pensionistëve, reagimi i zemëruar ndaj keqtrajtimit nga qeveria

Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar protestën e pensionistëve që po zhvillohet para Kuvendit, duke thënë se ky është një tubim për të shprehur zemërimin dhe revoltën e tyre ndaj mënyrës se si qeveria i ka trajtuar gjatë këtyre viteve.

Ai tha se pensionistët kërkojnë siguri dhe qetësi, por sipas tij, kjo qeverisje ua ka marrë atë që meritojnë. Boçi shtoi se pensionistët janë të lodhur nga vështirësitë dhe janë të bindur se do reagojnë në zgjedhje, duke votuar në përputhje me realitetin e jetës së tyre.

Boçi: Sot është një tubim ku janë thirrur pensionistët që të shprehin zemërimin dhe revoltën e tyre për mënyrën si i ka trajtuar qeveria përgjatë këtyre viteve dhe se si vepron sot me hallet, problemet me jetët e tyre.

Ata duan që jeta e tyre të mos jetë një kalvar vuajtjesh që siç ka qenë deri tani , duan qetësi, duan siguri dhe këtë gjë kjo qeverisje ua ka marrë dhe madje nuk ua jep në masën që e meritojnë dhe që u duhet që të përballojnë jetën.

Mirë që i ka marrë fëmijët këtyre pensionistëve dhe i ka degdisur jashtë Shqipërisë, por u merr çdo ditë të ardhurat, i vendos në vështirësi.

Një pjesë e tyre duket sikur e presin atë fundin mezor që ti vijë sepse duan që të ehqin dorë nga vuajtje që i shkakton kjo qeverisje.

Jam i bindur se këta pensionistë që janë keqpërdorur në këto vite do japin reagimin e tyre në zgjedhje. Ata janë ata që votojnë jo me tifo zëri politike por duke parë vështirësitë jetës në familjet dhe fëmijët e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit