Apeli i Posaçëm ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë arrest me burg për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
Në daljen e saj për mediat pas mbylljes së seancës, Kryemadhi akuzoi SPAK se ka bërë falsifikime keqdashëse për deklarimet e pasurisë së tyre dhe shtoi se prokurorët ishin të papërgatitur përballë fakteve të ardhura nga SHBA dhe Çekia.
Apeli: Burg pa afat Ilir Metës, Kryemadhi ngelet në detyrim paraqitje
Avokati Genci Gjokutaj tha se nuk i ka humbur shpresat. “Nuk i kemi humbur shpresat. Këta gjyqtarë do të fillojnë që të dëgjojnë. Nuk mund të ecet në këtë formë.
“Me Metën mori fund”! Kryemadhi: Kam disa kallëzime shumë të bukura
Do i drejtohemi gjykatës së Lartë me rekurs. Do të shterojmë të gjitha shkallët e gjykimit të sistemit të drejtësisë shqiptare për të shkuar tek ndërkombëtarët. Gjithë opozita në burg” tha ai.
Kryemadhi del nga Apeli: Zero! Ra çështja e deklarimit të pasurisë për Metën
Kishte një shpjegim edhe për arsyen e shtyrjes nga Gjykata Kushtetuese të vendimit për Sali Berishën. “Kam dëgjuar përmes mesazheve, ju nuk e dini arsyen që gjyqtarët edhe kur duan nuk guxojnë. E keni shpjegimin në bulevard” tha ai.