-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Buxheti 2025 miratohet në Kuvend me 75 vota pro

Kryesoret

Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro buxhetin për vitin 2025, pas një seance maratonë prej 23 orësh, e shoqëruar me përplasje të ashpra mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. 40 deputetë të opozitës votuan kundër, duke ngritur kartonat e kuq për të shprehur protestën e tyre, ndërsa askush nuk abstenoi.

Gjatë diskutimeve, që shpesh u shoqëruan me ofendime dhe tensione, u bë gjithashtu një përmendje e ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, vrasjen me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u qëllua pas një sherri me bashkëmoshatarin.

Këtë buxhet, që kap vlerën e 8 miliardë eurove, opozita e ka quajtur “buxhet vjedhjeje”, duke theksuar se ai është projektuar për përfitime të ngushta për një pakicë, dhe jo për të mbështetur qytetarët e vendit. Protesta para Kuvendit, e organizuar nga opozita, pasqyroi gjithashtu kundërshtinë ndaj këtij projekti buxheti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit