Dy punonjës të bashkisë së Maliqit u arrestuan pasi mbrëmjen e djeshme kanë vendosur skedina në telefonin e tyre.
Gjatë kontrollit në lokalin e një nga të arrestuarit në fshatin Plasë u gjetën telefona që kishin vendosur baste sportive.
Në telefonat e K.Sh dhe S.F., u gjetën komunikime në whatsapp ku ata vendosinin shuma të ndryshme lekësh në skedina, si dhe programe ku vendosin baste sportive. Gjatë një muaji ata kishin vendosur më tepër se 150 skedina.
Ata akuzohen për vepra penale si “organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “vënia në dispozicion për lojëra të palejuara” dhe “fshehja e të ardhurave”.