Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, një aktivitet u zhvillua sot në qytetin e Maliqit, ku fëmijët marshuan në rrugët kryesore me pankarta në duar me mbishkrimin “Na Mbroni”.
Marshimi zgjati rreth një orë dhe shërbeu si një apel për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ky aktivitet u mundësua falë bashkëpunimit mes Misionit Emanuel, Bashkisë Maliq dhe Gjimnazit “Skënderbeu”.
Ditën e nesërme, 20 nëntori, do të shënohet edhe më gjerë kjo ditë ndërkombëtare me aktivitete të tjera të planifikuara në bashkinë e Korçës.