Në sfidën e fundit të Grupit B1 të Ligës së Kombeve, Shqipëria është përpjekur të kthehet në lojë ndaj Ukrainës, pas një disavantazhi të dyfishtë në pjesën e parë. Goli i parë i kuqezinjve ka ardhur nga një penallti e realizuar nga Nedim Bajrami, i cili ka ngushtuar rezultatin në 1-2. Ndërkohë, në minutat e para të pjesës së dytë, Shqipëria ka treguar reagim, me disa raste për gol, përfshirë një goditje të Ajetit që vuri në provë portierin e Ukrainës, Trubin.
Pjesa e parë ishte e dominuar nga Ukraina, që shënoi dy herë me Zinçenko (5′) dhe Yaremchuk (10′). Pas këtij goli, Shqipëria ka kërkuar të reagojë dhe po tenton të mbyllë ndeshjen me një rezultat më të favorshëm.