Shqipëria luan ndeshjen e fundit të Grupit B1 të Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës në “Arena Kombëtare”, duke kërkuar fitoren për të synuar vendin e parë, ndërsa Ukraina ka nevojë vetëm për fitore për të shmangur rënien në Ligën C.
Pjesa e parë mbyllet me disavantazh 2-0 për Shqipërinë, pas golave të shpejtë të Ukrainës nga Zinçenko (5′) dhe Yaremchuk (10′).
Gjatë kësaj periudhe, kuqezinjtë patën disa mundësi për të rritur intensitetin, ku Muçi i afroi golin me një gjuajtje nga distanca (45+1′), por pa arritur ta dërgojë topin në rrjetë.