Një aksident tragjik ndodhi më 18 nëntor në Itali, ku 51-vjeçari shqiptar, Fatmir Isufi, humbi jetën në kantierin ku po punonte, pasi u godit nga një vinç.
Djali i tij, që gjithashtu punonte në të njëjtin kantier, nuk ka pësuar dëmtime, por është transportuar në spital për shkak të shokut. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kryebashkiaku i Torinos e ka cilësuar këtë si një tragjedi të tmerrshme, duke theksuar rëndësinë e sigurisë në vendin e punës.