-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës konfiskon armatim, dyshohet për lidhje me ngjarjen në Banjskë

Kryesoret

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi në Zveçan, gjatë një kontrolli të realizuar në rrugën Kralj Petri. Sasia e gjetur përfshin armë AK47, granata dore, fishekë dhe uniforma ushtarake, të cilat ishin groposur në disa kavanoza plastike. Autoritetet dyshojnë se ky armatim ka lidhje me ngjarjen e vitit të kaluar në Banjskë, ku mbeti i vrarë oficeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në lidhje me sulmin, që u krye nga një grup serb, janë ngritur aktakuzë kundër më shumë se 40 personave, ndër ta dhe Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, i cili është shpallur përgjegjës për sulmin. Autoritetet kosovare e konsiderojnë këtë sulm terrorist dhe akuzojnë Serbinë për mbështetje, një pretendim që Beogradi e mohon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit