Ukraina sulmon Rusinë me raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi.
Lajmi për lëshimin e raketave me rreze të gjatë veprimi që Ukraina do ti përdorte kundër Rusisë konfirmohet nga Kremlini.
Në një deklaratë për mediat ministria ruse e Mbrojtjes informoi se sulmi filloi në orën 3:25 (00:25 me orën lokale) dhe nuk ka pasur viktima.
Rajoni që u sulmua ishte Bryansk, Ukraina përdori Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë dhe raportohet se sulmi shkaktoi 12 shpërthime në një depo 100 km larg qytetit të Karaçev.
Mediat ukrainase njoftuan më vonë se ishin përdorur raketat amerikane.