Ditën e sotme Presidenti Bajram Begaj ka nsiur konsultimet për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Të parët që kanë shkuar në zyrën e Begajt janë kreu i LZHK Dashamir Shehi, kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i PAA Agron Duka dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.
Takimi ka nisur që në orën 10:00 dh ditën e nesërme do të jenë përfaqësuesit e Partisë së Lirisë.
Ndërsa Partia Demokratike dhe Socialiste janë thirrur në takim ditën e hënë.