-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konsultat për Zgjedhjet e 2025, Begaj: Pushteti kthehet te zgjedhësit

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur konsultat për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, duke theksuar se legjislatura e X e Kuvendit po afrohet drejt përfundimit.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se koha për të kthyer pushtetin te zgjedhësit është shumë afër dhe ka theksuar rëndësinë e procesit të konsultave.

Sipas Begajt, dekreti për datën e zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një periudhe intensive konsultash dhe llogaridhënieje për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë dhe opozitarë.

Postimi i presidentit Begaj
Legjislaturës X të Kuvendit po i afrohet fundit dhe koha që pushteti të kthehet te zgjedhësit po afron.

Ky pushtet i zgjedhësve nuk duhet të reduktohet vetëm në një datë kalendarike që Presidenti i Republikës e cakton për shqiptarët me qëllimin që ata të shprehin vullnetin e tyre.
Dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë.
Ky proces thelbësor për demokracinë duhet të shndërrohet në shfaqje të mirëfilltë pjesëmarrjeje dhe angazhimi qytetar.

Diskutimi i çiltër, i përgjegjshëm, serioz dhe vizionar, duhet të shoqërojë çdo hap të komunikimit të politikanëve me zgjedhësit.
Vullneti politik i zgjedhësve duhet të ngjizet bazuar në debatin e hapur, transparent e konstruktiv, në ballafaqimin civil të alternativave, keqpërdorim të pushtetit administrativ dhe atij zgjedhor, apo në oferta elektorale të paligjshme.

Një proces i drejtë elektoral ka hap të parë caktimin e datës së zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve, duke peshuar me paanësi argumentet pro dhe kundër secilës alternativë dhe duke tërhequr në vendimmarrje zërin e një spektri të gjerë aktorësh politikë e institucionalë.

Këtij qëllimi i shërben më së miri konsulta e nisur sot, me shpresën dhe urimin që palët e thirrura në konsultë do ta mirëpresin atë me të njëjtin seriozitet, respekt dhe përgjegjshmëri, me të cilën janë ftuar të bëhen pjesë me opinionet dhe sugjerimet e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit