Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka hedhur pas shpine dëmtimin që pësoi gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës dhe është rikthyer në stërvitje me klubin e tij, Espanyol.
Kumbulla, i cili mungoi në ndeshjet e nëntorit të kombëtares për Ligën e Kombeve, ka shprehur gëzimin e tij në rrjetet sociale, duke theksuar se është i lumtur të kthehet në fushë dhe të vazhdojë me atë që do më së shumti.
“Le të shkojmë Espanyol,” shkruan ai, duke treguar se është i gatshëm për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë.