Dy ditë më parë 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Shokët e tij të klasës kanë vendosur lule në bankën ku ulej Martini në shkollën Fan Noli.
Në një postim në rrjete sociale janë lulet e vendosura mbi bankë dhe shkrimi “Sa bosh duket klasa pa ty, në zemrat tona do të jesh gjithë jetën”.
Ndërkohë shoku i tij i cili mori pojesë në sherr ndodhet në spital në gjendje të mirë dhe autori 14-vjeçar Mario Petshullku ndodhet në spital privat pas plagosjes.