Pas ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve, renditja e FIFA-s ka pësuar lëvizje të shumta, por Shqipëria ka mbetur e palëvizur. Kombëtarja kuqezi, pas barazimit ndaj Çekisë dhe humbjes ndaj Ukrainës, ka ruajtur pozicionin e 65-të në klasifikimin global, duke qëndruar larg grupeve më të forta të futbollit ndërkombëtar.
Pavarësisht se shumë skuadra janë ngjitur ose rënë në renditje, Shqipëria ka mbetur në vendin e saj të zakonshëm, që është një pasqyrë e disi zhgënjyese për tifozët dhe trajnerin Silvinjo, i cili ka arritur të ngjisë ekipin nga vendi i 85-të në janar 2023, deri në vendin e 59-të një vit më parë. Megjithatë, për të arritur vazon e dytë të shortit të Botërorit 2024, Shqipëria do të duhet të përmirësojë ndjeshëm pozitat, pasi aktualisht renditet e 29-ta mes skuadrave europiane, ndërsa Çekia, pas fitores ndaj Gjeorgjisë, ka siguruar vendin në vazon e dytë.