Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, komentoi aksionet policore të zhvilluara në dy ditët e fundit në veri të Kosovës, ku u gjetën dhe konfiskuan armë, municion, uniforma dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Sveçla theksoi se këto nuk janë thjesht mbetje të bandave kriminale, por edhe vendstrehim për armë të cilat përdoren për planifikime të errëta. Ai u shpreh se Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse janë të angazhuara për të mbrojtur rendin dhe ligjin, sovranitetin dhe integritetin e shtetit.