Dy ditë më parë 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë.
Nesër në orën 11:00 të mbahet një protestë nga prindërit në lidhje me sigurinë dhe arsimin e fëmijëve. Protesta është menduar që të zhvillohet në formën e një marshimi nga shkolla 9-vjeçare Fan Noli, tek vendi i krimit dhe më pas drejt Ministrisë së Arsimit.
Prindërit njoftojnë që të marrin pjesë në këtë marshim për sigurimin e fëmijëve të tyre.