Kristian Asllani mund të ketë një mundësi të artë për të luajtur titullar te Interi, pasi Hakan Çalhanoglu do të mungojë për shkak të lëndimit në sfidën me Malin e Zi.
Zikaltërit do të përballen me Veronën këtë fundjavë në Serinë A dhe trajneri Simone Inzaghi ka tre mundësi për të zëvendësuar turkun: Asllani, Barela dhe Zielinski.
Për herë të parë këtë sezon, Asllani mund të marrë një shans të rëndësishëm për t’u aktivizuar, pasi ai ka kaluar kohët e fundit me probleme fizike dhe nuk ka mundur të jetë titullar në mungesën e Çalhanoglu gjatë ndeshjeve të tjera.