Ditën e sotme, një mësuese i gjeti një biçak nxënësit në një shkollë 9-vjeçare në rrethin e Devollit. Mësuesja në prani të psikologes dhe stafit drejtues të shkollës ka kryer kontroll në çantën e 13-vjeçarit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës biçaku. 13-vjeçari po pyetet në prani të prindit, psikologut dhe punonjësit social të shkollës. Të gjitha veprimet po kryen në drejtimin e prokurorit.