Në marshimin para Ministrisë së Arsimit ndodhej tezja e 14-vjeçarit Martin Cani. Ajo nuk ndihej mirë dhe po i jepet ndihmë nga qytetarët në trotuar.
Fjala e tezes së Martinit është “Duam drejtësi. Nuk e dërguam në luftë të na e therin, e çuam në shkollë.”
Ambulanca ka mbërritur dhe po i ofrojnë ndihmën tezes së Martinit, e cila nuk po ndihej mirë edhe pas ndihmës së qytetarëve.
Ndërkohë protesta është mbyllur dhe qytetarët janë shprehur që nëse institucionet nuk reagojnë do të zhvillojnë protestë përsëri të hënën.
Në marshim ishte edhe një mesazh nga mamaja e 14-vjeçarit, ku është shprehur se Martini ishte mbushur me ëndërra dhe jeë, ku iu prenë të dyja.