Policia italiane ka publikuar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në një operacion të gjerë antidrogë në Leçe. Ervis Gjuzi (Gjezi) dhe Selim Tila, të dy 38 vjeç, janë arrestuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës, që përfshinte transportimin e marijuanës dhe hashashit nga Shqipëria. Hetimet zbardhën një episod nga gushti i vitit 2020, kur ata u kapën duke transportuar mbi 150 kg marijuanë dhe 25 kg hashash me një skaf, që u bllokua pranë Kastros.
Operacioni ka çuar në sekuestrimin e lëndëve narkotike dhe arrestimin e disa bashkëpunëtorëve të tjerë. Po ashtu, janë kapur dhe sasi të tjera drogash, përfshirë kokainë dhe heroinë, të transportuara në mënyrë të fshehtë në kamionë dhe automjete. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rrjetit të trafikantëve dhe veprimtarive të tyre të paligjshme.