Presidenti rus Vladimir Putin ka konfirmuar se sulmi i mëngjesit të sotëm në qytetin ukrainas të Dnipro u realizua me raketa të reja, të quajtura “Oreshnik”, me rreze të mesme veprimi.
Sipas Putinit, ky sulm ishte një përgjigje ndaj përdorimit të armëve amerikane dhe britanike nga ana e Ukrainës.
“Në përgjigje të përdorimit të armatimit me rreze të gjatë amerikane dhe britanike më 21 nëntor të këtij viti, forcat e armatosura ruse kryen një sulm të kombinuar në një nga objektet e kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës. Në kushte luftarake, u krye një provë e sistemeve më të fundit të raketave me rreze të mesme veprimi, në këtë rast, me një version hipersonik jo-bërthamor të një rakete balistike“, tha Putin.
. Ai shtoi se ky ishte një “test i suksesshëm” i sistemeve të reja raketore të Rusisë.