13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sejko: Shqipëria anëtare e SEPA-s, kursime 20 milionë euro në vitin e parë

Kryesoret

Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), duke u bërë pjesë e sistemit të pagesave më të avancuar evropian, që do të sjellë përfitime të mëdha për ekonominë dhe qytetarët shqiptarë. Nga 21 nëntori 2024, Shqipëria do të mundësojë pagesa dhe transferta ndërkufitare pa kosto të larta, sikur të ishte një shtet i Bashkimit Evropian. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi se kostoja e pagesave ndërkufitare në euro do të jetë pesë herë më e ulët dhe ekonomia shqiptare mund të kursejë deri në 20 milionë euro në vitin e parë.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë në zonën gjeografike të SEPA-s shënon një moment historik për Shqipërinë, duke reflektuar vite të tëra përpjekjesh të përkushtuara dhe angazhim të palëkundur nga institucionet, sektori financiar dhe partnerët vendas për t’u përafruar me standardet dhe parimet evropiane. Përfshirja në SEPA do të ndikojë në zhvillimin financiar dhe ekonomik të Shqipërisë, duke kontribuar në integrimin e saj të mëtejshëm me tregun e BE-së”, deklaroi Guvernatori Sejko.

Ky anëtarësim është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë në BE dhe pritet të sjellë përfitime të tjera, si ulje të kohës së realizimit të pagesave, rritje të konkurrencës dhe përmirësim të shërbimeve financiare.

“Banka e Shqipërisë ka udhëhequr dhe koordinuar punën për dërgimin e aplikimit zyrtar për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA. Si kurorëzim i punës së bërë dhe koordinimit me gjithë institucionet e përfshira, në datën 12 qershor u firmos aplikimi zyrtar i Shqipërisë për anëtarësimin në SEPA. Si rrjedhojë, Shqipëria u bë vendi i parë në rajon që dërgoi aplikimin formal, aplikim i cili përmbyllet me sukses sot me vendimin e Këshillit Evropian të Pagesave për të pranuar Shqipërinë në zonën SEPA”, shpjegoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit