Një stuhi e fuqishme ka goditur Uashingtonin dhe si pasojë dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në veri dhe juglindje të Seattle. Energjia elektrike u ndërpre në disa zona pasi stuhia me erëra 80 km në orë rrëzoi disa pemë dhe linja elektrike.
Në Uashington, Oregon dhe Kaliforninë Veriore janë pa energji elktrike rreth 300 000 shtëpi dhe biznese. Qendra e Parashikimit të Motit ka lëshuar paralajmërime për erëra të fuqishme dhe për një uragan.
Meterologët për stuhinë në pjesën veriperëndimore të SHBA-së e kanë cilësuar si “ciklonë bombë”. Gjithashtu shërbimi i mott ka paraljmëruar Kaliforninë për një mot të keq deri në fundjavë dhe autoritet i kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.