Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një kominikim me gazetarët ka thënë se nuk ka rrezik për votat e diasporës që të dështoijnë në zgjedhjet paralamentare të vitit 2025.
Celibashi ka shprehur se ka disa problematika që duhet të adresohen.
“Përgjigjja ime është kjo, procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik. Ka zero rrezik, nuk po shkon drejt dështimit. Ky proces sot nuk është në rrezik. Ka problematika që duhet të adresohen”, tha Celibashi.