Ish-zëvendëskryeministri i britanik Lordi John Prescott ka humbur jetën në moshën 86-vjeçare. Në lidhje me vdekjen e tij ka reaguar bashkëshortja dhe dy djemtë e tij ku në një deklaratë thonë se politikani kishte qenë në shtëpi kujdesi kohët e fundit dhe vuante nga Alzheimer.
“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti, babai dhe gjyshi ynë i dashur, John Prescott, ka ndërruar jetë paqësisht në moshën 86-vjeçare. Ai vdiq i rrethuar nga familja dhe muzika xhaz e Marian Montgomery. John kaloi jetën e tij duke u përpjekur të përmirësonte jetën e të tjerëve, duke luftuar për drejtësi sociale dhe duke mbrojtur mjedisin, që nga koha e tij si kamarier në anije e deri te Zëvendëskryeministri më jetëgjatë i Britanisë”, thuhej në deklaratë.
Pas vdekjes së Prescott ka reaguar edhe ish kryeministri laburist Tony Blair ku shprehet se ndihet i shkatërruar nga vdekja e John.
“Ai ishte një nga njerëzit më të talentuar që kam takuar ndonjëherë në politikë; një nga më të përkushtuarit dhe më besnikët; dhe padyshim më i pazakontë.”, tha Blair.