Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragot, në Bashkinë e Belshit, ku tre persona janë plagosur. Sipas informacioneve të policisë, aksidenti ka ndodhur në aksin Belsh-Kuçovë, kur automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari Henric Xherimeja ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Në momentin e aksidentit, në makinë ndodheshin edhe dy pasagjerë, Saimir Kamberaj dhe Paula Mema. Mema ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe është transportuar me urgjencë për në Spitalin e Beratit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin e Beratit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.