Reshjet e shiut kanë shkaktuar shembje dherash dhe rënie gurësh në rrugën e Arbrit, duke bllokuar qarkullimin total në bypassin e Murrizit.
Dhjetra automjete janë bllokuar në të dyja anët, ndërsa autoritetet po punojnë për pastrimin e rrugës.
Qarkullimi këshillohet të bëhet me kujdes deri në normalizimin e situatës.