Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë arrest me burg pa afat për 14-vjeçarin Mario Perlleshaj me akuzën e vrasjes së bashkëmoshtarit të tij, Martin Cani.
Masa e arrestit, të miturit në prani të një psikologu dhe familjes i është komunikuar në ambientet e një spitali privat në Tiranë ku është shtruar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve për shkak se ka një plagë në dorë.
Ngjarja ndodhi në datë 18 Nëntor në shkollën “Fan Noli”. Një tjetër shok i viktimës, Luis Meçaj ndodhet në spital i plagosur.