Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë publikuar vazot për shortin e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti për të përcaktuar grupet do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës, dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.
Në të njëjtën vazo me Shqipërinë ndodhen edhe skuadra si Skocia, Sllovenia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.
Për të kompletuar pamjen, vazot janë ndarë si më poshtë:
Vazo 1: Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka, Austria.
Vazo 2: Ukraina, Turqia, Suedia, Uellsi, Polonia, Hungaria, Serbia, Greqia, Rumania, Norvegjia, Sllovakia, Çekia.
Vazo 3: Shqipëria, Skocia, Sllovenia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi.
Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kosova, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.
Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.
Kualifikueset për Kupën e Botës 2026 do të jenë një mundësi për Shqipërinë të rivalizojë me disa nga kombëtaret më të forta të Evropës dhe për të siguruar një vend në kompeticionin e madh botëror.