Parisi është tronditur nga një ngjarje e rëndë të premten, kur një person i armatosur hap zjarri brenda një dyqani McDonald’s, duke ekzekutuar një person.
Sipas raportimeve, një burrë rreth 60 vjeç ka hyrë në restorantin që ndodhet pranë Porte de Clignancourt dhe ka qëlluar me disa plumba një person, i cili ka humbur jetën. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për rrethanat e krimit.
Mediat vendase kanë shpërndarë pamje nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe motivin e sulmit.