-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Orban: Do ta ftoj Netanyahun në Hungari dhe do t’i garantoj që vendimi i ICC nuk do ketë efekt

Kryesoret

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare pasi lëshoi urdhër-arrest për Benjamin Netanyahun.

Orban në një deklaratë tha se do të ftonte Netanyahun për të vizituar Hungarinë, për ti garantuar se urdhër-arresti kundër tij “nuk do të respektohej”.

“Sot do të ftoj kryeministrin e Izraelit, zotin Netanyahu, për një vizitë në Hungari dhe në atë ftesë do t’i garantoj atij se nëse ai vjen, vendimi i ICC nuk do të ketë efekt në Hungari dhe ne nuk do të ndjekim përmbajtjen e tij” u shpreh Orban.

Ditën e enjte ICC lëshoi urdhër-arresti për Netanyahun dhe ish shefin etij të mbrojtjes si dhe një lider të Hamasit, Ibrahim Al-Masri, për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktin e Gazës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit