Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e Shqipërisë kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme.
Rruga dhe infrastruktura janë përmbytur, ndërkohë që një prej pasojave më të rënda është shkëputja e energjisë elektrike në Krujë. Rreth 6,000 banorë kanë mbetur pa drita si pasojë e avarisë që ka prekur të gjithë rrethin e Krujës.
OSHEE po punon intensivisht për lokalizimin e defekteve dhe riparimin e saj, ndërkohë që qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes për të shmangur rreziqet.