Reshjet intensive të shiut që kanë filluar që prej orës 18:00 në Elbasan dhe në gjithë qarkun kanë shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Uji ka vërshuar disa segmente rrugore dhe garazhe në zona të ndryshme të qytetit. Kolektorët e ujërave nuk kanë mundur të përballojnë sasinë e madhe të ujit, duke përmbytur rrugët kryesore. Situata është e vështirë edhe në segmentet e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas, ku ka përmbytje dhe rënia e gurëve nga lartësitë ka bllokuar disa zona.
Policia rrugore është angazhuar për menaxhimin e trafikut dhe udhëzon qytetarët të shmangin qarkullimin gjatë natës për të parandaluar rreziqe.