Ditën e sotme në orën 09:30 do të dalë para gjykatës autori i cili vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani. Autori ndodhet në spital privat ku po merr mjekimin dhe do të marrë masën e sigurisë nga gjykata. Ai akuzohet për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese ndaj të miturit” dhe “mbajtja pa leje të armëve të ftohta”.
Kjo ngjarje ndodhi të hënën në 18 nëntor në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë, ku pas një sherri mes bashkomoshatarësh, Martini u vra me thikë. Ai për shkak të plagës së marrë në zemër nuk mundi që të mbijetojë.
Ditën e djeshme u zhvillua edhe një marshim nga qytetarë, prindër dhe nxënës ndaj vrasjes së 14-vjeçarit. ky marshim u nis që nga shkolla Fan noli dhe më pas te Ministria e Arsimit, ku ata kërkuan dorëheqjen e ministres, si dhe kërkuan sigui për fëmijët në shkolla.