-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet shqiptarja në Londër për dëmtimin e kompanisë izraelite gjatë protestës pro-Palestinës

Kryesoret

Angli-Një e re shqiptare në Angli pjesë e grupimit pro-Palestinës, e arrestuar një muaj më parë, i është refuzuar aplikimi për ta lënë të lirë me kusht.

Duke iu referuar dokumenteve të gjykatës City of Westminster, mëson se ndaj Teuta Hoxhës rëndojnë dy akuza.

Shqiptarja 28-vjeçare me banim në Crystal Palace Road në Londër akuzohet se 06/08/2024 hyri pa leje në ambientet e Elbit Systems, një kompani izraelite për prodhim armësh dhe dronësh luftarak.

Sipas aktakuzës e reja shqiptare tentoi të dëmtojë këto ambiente.

Ndërsa në akuzën e dytë thuhet se ajo ndërmori dëmtime të godinës të një vlere ende të pacaktuar në kompaninë Elbit Systems UK.

Kjo nuk është hera e parë kur përpara godinës të kësaj kompanie protestohet dhe ndërmerren akte të dhunshme.

Teuta Hoxha është arrestuar bashkë edhe me disa aktivistë të jetë pro-Palestinës do të paraqitet në gjykatën qëndrore të krimeve në Londër Old Baily më 06/12/2024./TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit