-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asllani: Të luaj me kaq shumë kampionë është krenari, më ndihmojnë çdo ditë të rritem

Kryesoret

Kristjan Asllani ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores 5-0 të Interit ndaj Veronës, duke theksuar se të luash me lojtarë të nivelit të lartë është një mundësi e veçantë që e ndihmon atë të përmirësohet vazhdimisht.

Pas rikthimit nga një problem me gjurin, Asllani u bë titullar dhe tregoi performancë të shkëlqyer, duke ndihmuar skuadrën me një lojë të mençur dhe asist për golin e De Vrij. “Të luash me kaq shumë kampionë është krenari. Ata më ndihmojnë çdo ditë dhe më bëjnë të rritem më shpejt si lojtar”, tha Asllani pas ndeshjes.

Ai përmendi gjithashtu rolin e trajnerit, i cili ka besim tek ai dhe e ka ndihmuar të rikuperohet plotësisht. “Minutat e para janë gjithmonë të vështira, por tani jemi më të përgatitur dhe dimë si ta menaxhojmë lojën”, shtoi Asllani.

Mesfushori shqiptar u shpreh gjithashtu për rikthimin e Hakan Çalhanoglu, duke thënë se e shpreson rikthimin e tij sa më shpejt, pasi lojtari është një element kyç për skuadrën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit