Policia greke ka shkatërruar më shumë se 1 ton lëndë narkotike, duke i djegur ato në një operacion të posaçëm.
221 pako me lëndë narkotike, të sekuestruara nga Drejtoria e Krimit të Organizuar dhe shërbime të tjera të sigurisë, u asgjësuan në një furrë, përballë një komisioni të posaçëm që regjistroi çdo pako gjatë procesit. Lëndët e sekuestruara përfshijnë 396 kg kokainë, 3 kg heroinë, 585 kg kanabis dhe 37 kg metamfetaminë, ndër të tjera.
Ky aksion është pjesë e përpjekjeve për të luftuar trafikun e drogës dhe për të mbrojtur shëndetin publik.