Policia e Beratit ka arrestuar babain dhe ka shpallur në kërkim të birin pasi shisnin vajra të përzierë për vaj ulliri bio.
Sipas Prokurorisë së Beratit, 56-vjeçari me iniciale A.A., së bashku me djalin e tij A.D., 29 vjeç kishin kthyer banesën në ambient për përzierjen e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.