-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tryeza e LDGSH/ Xhixho: Çdo grua apo vajzë që merret me politikë meriton dyfish respekt

Kryesoret

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në tryezën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas ndau përvojat dhe sfidat e saj personale si një grua e re që nisi rrugëtimin politik në moshë të hershme.

Xhixho thekson se nuk është e lehtë të jesh grua në Shqipëri. Ajo shprehet se çdo grau që apo vajzë që merret me politikë meriton dyfish respekt.

“Unë e kam thënë gjithmonë: nuk është e lehtë të jesh grua në Shqipëri. Përballesh, sidomos në këto vite, me papunësinë, diskriminimin, çmimet e rritura, largimin e fëmijëve, një kosto shumë të lartë jetese dhe me gjithë këtë pamundësi ekonomike e sociale.

Të jesh grua është vështirë, dhe për mua, çdo grua apo vajzë që merret me politikë meriton respekt. Mbi të gjitha, kur ajo është në opozitë, meriton dyfish respekt në kohët që po flasim.

Së fundmi, padyshim, gratë kanë bërë hapa galopantë në aftësitë, integritetin dhe artikulimin e tyre.”, tha Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit