-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Martinit, zbardhet dëshmia nga mbledhja me prindër te Fan Noli: Autori nxori thikën, ua ka treguar klasës

Kryesoret

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij në afërsi të shkollës 9-vjeçare Fan Noli në Tiranë ka tronditur të gjithë opinion publik.

Një audio është publikuar në rrjete sociale nga mbledhja e prindërve me stafin e shkollës. Në atë audio dëgjohet një prind, i cili akuzon mësuesen dhe i kërkon llogari, pasi thotë se stafi i sjkollës kishin dijeni që i mituri mbante thikë me vete.  Ai gjithashtu thotë që autori kishte treaguar në klasë shokëve thikën dhe u kishte thënë që “prisni ju çfarë do të ndodhë sot”.

“Përgjegjësia juaj është që ata fëmijë të mos dilnin as orën e 5 dhe as të 6-të, se u përfol se kishin marrë leje nga shkolla, kishin dalë. E premtja ishte bërë çfarë ishte bërë, të hënën… Dhe kur gjithë klasa po përpëlitej, ai djali kishte thënë ‘prisni ju çfarë do të ndodhë sot’, u kishte shokëve të klasës dhe të vijë me një thikë kaq në shkollë! Dhe ua ka treguar edhe shokëve”, dëgjohet në audio.

Gjithashtu në audio prindi kërkon llogari nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës për këtë neglizhencë, si dhe akuzon stafin e shkollës se u kanë sugjeruar fëmijëve të mos flasin me gazetarët apo të japin intervista për ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit