Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka ftuar fermerët e Divjakës të bashkohen me protestën e opozitës të planifikuar për të martën, më 26 nëntor, në Tiranë.
Në një deklaratë të bërë nga Divjaka, Bardhi theksoi se bujqësia ka vuajtur shumë gjatë qeverisjes së Edi Ramës, duke shtuar varfërinë dhe duke detyruar shumë fermerë të largohen nga vendi.
“Sot në Divjakë, me strukturat e partisë në njësinë administrative Gradishtë dhe Remas. Në fokus organizimi elektoral i partisë. Divjaka ka vuajtur rëndë pasojat e keqqeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës. Mungesa e mbështetjes së duhur për bujqësinë, jo vetëm ka shtuar varfërinë, por i ka detyruar që të largohen nga vendi. Fermerët e Divjakës kanë mjaftueshëm arsye jo vetëm për të ndryshuar këtë realitet të trishtë zgjedhjet e ardhshme, por edhe për të na u bashkuar në protestën e ditës së martë, ora 17:00, në sheshin Willoson, në Tiranë”, u shpreh ai.