Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Boçi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë “krimi i ngritur në pushtet”.
Në një deklaratë, Boçi akuzoi Ramën për dhunën ndaj shqiptarëve dhe për krijimin e një shteti të mbushur me krim dhe korrupsion. Sipas Boçit, Rama duhet të “hiqet zvarrë” nga skena e politikës dhe e historisë.
Ai gjithashtu përgëzoi protestuesit që kundërshtuan kryeministrin në Londër, duke i cilësuar ata si “heronj” që po luftojnë për vlerat dhe të vërtetën. Boçi i bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë me qëndresën dhe mosbindjen civile kundër regjimit të Ramës.