Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Kosova dhe Kanadaja kanë filluar një program të ri bashkëpunimi në fushën e trajnimit ushtarak.
Lajmi u dha gjatë Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax nga ministri kanadez i Mbrojtjes, Bill Blair.
“Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaksi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak”.
Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-ministres së Mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada”.
“Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Osmani në Facebook