Në pritje që në orën 13:00 të nisë takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Angli, disa mbështetës të opozitës janë mbledhur jashtë sallës në Londër me thirrje kundër qeverisë. Ata protestojnë me pankarta e flamuj në duar, ndërkohë që autoritetet britanike kanë shtuar forcat policore.
Ky takim i Ramës me diasporës është i pesti në radhë, pas atyre në Athinë, Milano, New York e Selanik. Vjen në kuadër të turit të diasporës “Krenar për Shqipërinë”, para zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, që janë parashikuar të mbahen në Maj.