Mario Mitaj kontribuoi në suksesin e Al Ittihad, duke dhuruar një asist në ndeshjen e zhvilluar kundër Al Fateh në kampionatin saudit.
Goli i parë i takimit erdhi nga një pasim i mbrojtësit shqiptar në zonë për Fabinjon, i cili hapi rrugën e fitores për ekipin e tij me rezultatin 2-0. Fabinjo, ish-lojtar i Liverpool, është gjithashtu kapiteni i skuadrës.
Ky ishte asistimi i parë i Mitaj në këtë sezon, pas disa tentativash për të shënuar.