Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, po bëhet gati të kthehet përsëri gjatë kësaj vere në futbollin e rëndësishëm europian, duke i dhënë lamtumirën Arabisë Saudite.
Mario Mitaj njihet si një nga talentet më premtues të mbrojtjes kuqezi.
Ndërsa gazetari arab Mohammed Al-Bakiri, është shprehur se profesionisti shqiptar ka marrë një ofertë nga një klub italian, pa bërë të ditur emrin e tij.
Fjala e gazetarit arab
Futbollisti profesionist i Al-Ittihad dhe njëkohësisht reprezentuesi shqiptar, Mario Metaj (23 vjeç), është pranë transferimit te një prej klubeve italiane që kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij për një shumë të konsiderueshme parash, e cila tejkalon dyfish vlerën e kontratës së tij aktuale.
Nëse marrëveshja finalizohet, përfitimet financiare do të derdhen në arkat e klubit saudit.









