Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, ka kritikuar shpërndarjen e votave për “Topin e Artë” që këtë vit u dha Rodrit të Manchester City, duke pretenduar se Vinicius Junior i Real Madrid do ta kishte fituar çmimin nëse nuk do të kishin votuar disa shtete të caktuara.
“Rodri është një futbollist i madh. Ka vlerësimin tonë, por do t’ju them diçka. Ai e meriton Topin e Artë, por nuk e meritonte këtë vit. E meritonte vitin e kaluar, kur City fitoi triplete-n”, ka thënë numri një i Real-it.
“Ka edhe gazetarë që kanë hequr dorë nga votimi për këtë çmim, si në rastin e finalndezit. Duhet të them se i jam mirënjohës.