Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, duke identifikuar dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka si autorët e krimit.
Hetuesit kanë përdorur analiza të plumbit dhe kamerat e sigurisë për të ndjekur gjurmët që çuan në zbardhjen e ngjarjes. Konflikti mbi një truall që Reçi po planifikonte ta zhvillonte për ndërtimin e një pallati ishte shkaku kryesor i vrasjes.
Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar prova nga lokali dhe banesat e dy vëllezërve, të cilët u arrestuan me akuzat “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje armësh”.